Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

I rrethuar nga RENEA dhe me pranga në duar, momenti i arrestimit të Edison Begajt në Lungomare; zyrtari i policisë ia mban telefonin në vesh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pasditen e sotme në Lungomare është arrestuar Edison Begaj, 38-vjeçari nga Vlora që më 29 maj mbeti i plagosur nga një person i cili ishte kamufluar si polic. Ai u qëllua te dera e shtëpisë dhe mori 4 plumba, por fatmirësisht shpëtoi.

Screenshot 4 36

Ishte çanta e brezit që i shpëtoi jetën pasi e kishte të mbushur me dhjetë mijë lekësha duke krijuar kështu një tufë të trrashë lekësh, që plumbi nuk mundi ta depërtojë. Edison Begaj, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në operacionin Blic të zhvilluar nga RENEA, i është gjetur një armë zjarri me vete. Pas arrestimit ai u pa ulur në karrige dhe me pranga në duar, ndërkohë që një zyrtar i policisë i mban telefonin në vesh.

Lexo edhe: “Ata rrethuan lokalin”, RENEA arreston në Lungomare Edison Begajn; u plagos te dera e shtëpisë nga një peson i veshur si polic, tufa me 10-ëshe i shpëtoi jetën

Begaj nuk është një emër i panjohur për policinë e Vlorës dhe jo vetëm, pasi ai ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, në maj të vitit të kaluar, ku i është kërkuar që të deklarojë pasurinë e tij. Ai ka qenë i arrestuar më herët në Vlorë dhe në Itali, për trafikun e sasive të mëdha të drogës.

Lexo edhe: Me uniformë policie dhe maskë të zezë, del VIDEO: Momenti kur qëllohet Edison Begaj në Vlorë, dy fëmijët e mitur të shokuar brenda makinës

Begaj ka qenë i dënuar nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Ndërkohë gjashtë vite më parë, më 19 mars 2015 ai dyshohet të jetë përfshirë gjithashtu në një përplasje me armë me policinë. Ai së bashku me tre persona dyshohet se po transportonin drogë me një makinë dhe kanë kundërshtuar me armë arrestimin.

Më shumë

spot_img
spot_img