Këngëtari Sam Smith ka publikuar videoklipin zyrtar për këngën e tij ” I’m Not Here To Make Friends” dhe përmbajtja e tij ka ngjallur debat në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale.
Artisti fitues i çmimit Grammy është shkëputur nga baladat tipike dhe këngët e dashurisë dhe duke u fokusuar në një video “që nxjerr në pah seksin”.
Megjithatë, videoklipi i këngës së re ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale për shkak të skenave tejet seksuale që shfaq.
Në video këngëtari biseksual është i veshur me rroba provokuese, ndërsa në të njëjtin stil janë edhe kërcimtarët meshkuj që e rrethojnë gjatë gjithë këngës.
Disa përdorues të mediave sociale e quajtën videoklipin të papërshtatshëm dhe kërkuan kufizime të moshës në YouTube. Influencuesi britanik Olly London pretendoi se video ishte “degraduese”.
“YouTube nuk ka kufizime moshe për videoklipin e ri muzikor degradues dhe seksual të Sam Smith. Edhe 5-vjeçarët mund ta kërkojnë dhe ta shikojnë pa kufizime në përmbajtje”, shkroi London në një postim në Tëitter, duke shtuar: “Sam Smith, ky nuk është art. Kjo nuk është moderne. Kjo është monstruoze”.
Gazetari i BBC-së Dominique Samuels komentoi në Tëitter: “Sam Smith është shembulli i përsosur i asaj që kultura e degjeneruar e Hollivudit u bën njerëzve. I bën të famshmit vulgarë, hiperseksualë dhe pasionantë duke e veshur seksualitetin e tyre si një kostum dhe duke ua futur në fytyrë të gjithëve. Dhe për t’i bërë gjërat më keq, fëmijët e admirojnë këtë njeri.”