Hapësire reklamuese

Aktualitet

I riu shqiptar qëllon drejt policisë italiane, po e ndiqnin pas grabitjes së dështuar

Shkruar nga Newsbomb
Foto Ilustruese

Një 21-vjeçar shqiptar që jetonte në Casaluce, Itali u arrestua nga Policia e Caserta, pasi hapi zjarr ndaj patrullës së policisë.  

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së mërkurës, ku 21-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nisi të qëllonte mbi forcat e policisë.

Gjithçka nisi pasi 21-vjeçari së bashku me një tjetër shtetas shqiptarë kryen një grabitje tek një shtëpi.

Oficerët e policisë filluan hetime të shpejta dhe arritën të gjenin makinën e raportuar në komunën e Casaluce. 

Të dy personat në bord, duke vërejtur patrullën e policisë, u larguan me shpejtësi, me forcat e policisë që nisën ndjekjen.

Me të mbërritur në komunën e Teverola, nisën të shtëna nga ana e shqiptarëve drejt makinës së policisë, e cila iu kundërpërgjigj.

Për fatin e mirë nuk kishte viktima, ndërkohë që mbi shqiptarët rëndojnë akuza të shumta, si vjedhje, kundërshtim i forcave të policisë dhe hapje zjarrë ndaj tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu