Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I riu nga Kosova humbet 30 kg me Balonin Gastrik

Shkruar nga Newsbomb
I riu nga Kosova humbet 30 kg me Balonin Gastrik

Pacienti 28 vjeç nga Kosova, i cili përpara 1 viti peshonte 162 kg, duke qenë se nuk arrinte të binte nga pesha pavarësisht përpjekjeve të bëra, pasi kishte dëgjuar shumë për Balonin Gastrik si një proçedurë bashkëkohore jokirurgjikale dhe që mund të jepte rezultat, pas shumë kërkimeve në internet zgjodhi të paraqitej në Spitalin Hygeia dhe të kryente proçedurën e vendosjes së Balonit Gastrik me mjekun gastroenterolog, dr.Plarent Kapo.

Sot, fiks pas 1 viti, pacienti ynë ka rënë 30 kile dhe është paraqitur përsëri në kabinetin e dr.Plarent Kapo por, këtë rradhë, për të kryer heqjen e Balonit Gastrik.

Sic shprehet edhe pacienti vetë : “Eksperienca e tij ka qenë shumë e kënaqshme (shumë e lehtë), gjatë kohës që ka patur Balonin nuk ka ndjerë asnjë lloj shqetësimi, sikur të mos kisha fare Balon, prandaj dhe ai ju rekomandon të gjithë atyre që duan të bien nga pesha që të vijnë dhe të kryejnë këtë proçedurë këtu në Spitalin Hygeia”.

Ajo që vlen të theksohet në rastin e pacientit nga Kosova, dhe që është e rëndësishme për të gjithë pacientët që i nënshtrohen kësaj procedure,  është fakti që ai ka qenë pacient shumë i rregullt dhe ka ndjekur me rigorozitet të gjitha këshillat e dhëna nga mjeku, kjo përsa i përket ushqimit dhe aktivitetit fizik të cilat janë shumë të rëndësihme për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Rasti i djalit nga Kosova është vetëm një ndër të shumtët që dr.Plarent Kapo ka trajtuar në këto 5 vite në Spitalin Hygeia. Të shumtë kanë qenë pacientët të cilët në pamundësi për të rënë nga pesha kanë zgjedhur si metodën më optimale procedurën jokirurgjikale  bashkëkohore të Balonit Gastrik, procedurë kjo që në Spitalin Hygeia ofrohet në kushte ambulatorike ( e ngjashme me gastroskopinë), zgjat vetëm 15 minuta si për ta vendosur ashtu edhe për ta hequr. Baloni mbahet rreth 6 muaj deri në një vit, por gjithmonë duke patur kujdes dhe duke ndjekur në mënyrë rigoroze këshillat dhe rekomandimet e mjekut specialist.

Kjo proçedurë ofron një sërë avantazhesh krahasuar me procedurat e tjera kirurgjikale si : bypass gastrik, palosja gastrike, unaza etj, dhe përkatësisht:

- Ёshtë proçedurë jokirurgjikale, miniinvazive (nuk aplikohet  anestezi e përgjithshme)

- Zgjat shumë pak dhe brenda ditës pacienti kthehet në shtëpi

- Ёshtë procedurë e sigurt dhe më e rëndësishmja shumë efikasë & rezultative

Për më tepër mbi historinë e pacientit tonë nga Kosova ju ftojmë të ndiqni videon e plotë si më poshtë:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese