Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

I riu nga Kosova fiton Festivalin e Këngës, Tiri Gjoci i dyti, del pa gjë Elsa Lila

Shkruar nga Newsbomb
I riu nga Kosova fiton Festivalin e Këngës, Tiri Gjoci i dyti, del pa

Mal Retkoceri është fitues i çmimit të parë në Festivalin e 62 të këngës në RTSH, me këngën "Çmendur". Mes emocionesh, i riu nga Kosova me profesion arkitekt u shpreh pas ngritjes së kupës se ndihej shumë i vlerësuar nga çmimi.

“Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime.

E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del”, u shpreh Mal Retkoceri, duke lënë të kuptohet se kënga mbizotëroi mbi paragjykimet, veçanërisht për veshjen.

Kënga fituese është një kompozim i vet Malit, i cili ka shkruar edhe vargjet e tekstit dhe ka realizuar edhe orkestrimin. Mal Retkoceri i cili është me profesion është arkitekt, në publikun shqiptar është i njohur gjegjësisht edhe si djali i këngëtares së njohur popullore, Violetë Kukaj.

Lexo edhe: Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion me “Zemrën n’dorë”

  • Çmimin e parë të Festivalit e fitoi Mal Retkoceri, me këngën “Çmendur”.
  • Me Çmim të dytë u vlerësua këngëtari Tiri Gjoci, me këngën “Në ëndërr”.
  • Me Çmimin e tretë të Festivalit të Këngës u vlerësua këngëtari Shpat Deda, me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.
  • Fitues për Çmimin e Kritikës është Martina Serreqi, me këngën “Vetëm ty”.
  • Fitues si Debutuesi më i mirë është Peter Pan Quartet, me këngën “Edhe një herë”.
  • Besa Kokëdhima është përzgjedhur nga publiku për të përfaqësuar Shqipërinë, në Eurovizion 2024.

Elsa Lila, një nga zërat më të dashur të skenës muzikore shqiptare, nuk ka mundur të marrë asnjë çmim në këtë Festival të Këngës, edhe përse rikthehej në skenë pas 25 vitesh dhe me rrethana jetësore krejt të ndryshme nga ato të parat, të cilat ishin në qendër të vargjeve të këngës së saj.

Teksti i këngës është një dritare në periudhën e errët të jetës së këngëtares, ku ajo rrëfen Marsin e vitit 2022, një periudhë e cila solli të papritura dhe sfida të mëdha për emocionin dhe karakterin e saj.

“Ishte një mars i gjatë, në një dhomë të ftohtë, me mure zhgarravitur”, duke evokuar kujtesën e asaj kohe kur ajo u arrestua nga autoritetet italiane nën akuzat për përfshirje në një trafik droge. Kjo ngjarje që tronditi jetën e saj u zbardh pas disa muajsh kur pafajësia e saj u vërtetua dhe Elsa u lirua nga akuzat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese