Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
2.6kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
32 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

I riu “dru në hashash” dhunon stafin e spitalit psikiatrik në Shkodër, një nga infermierët përfundon në urgjencë, mjekja kërkon ndihmë për roje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një infermier i spitalit psikiatrik të Shkodrës ka përfunduar në urgjencë, pasi është dhunuar nga një pacient me probleme dhe “dru në hashash”. I riu ka qenë pacient për herë të parë në këtë spital, dhe sipas drejtuesve nga ana e tyre ky shtetas nuk është trajtuar më parë.

“Pacienti është paraqitur për herë të parë në spitalin tonë, të paktën nuk është pacient i njohur i hospitalizuar. Nuk kemi njohuri nëse ai është ndjekur më parë me anë ambulatore, por në spitalin tonë ishte hera e parë që paraqitej. Reagimi i tij ka qenë tepër i dhunshëm, duke cenuar 2 nga stafi, njëri ka përfunduar në urgjencë. Pacienti lëviz i lirë, mundet edhe të largohet nga spitali se nuk kemi mënyrë ta mbrojmë”, ka thënë mjekja e spitalit psikiatrik Mirela Gokaj.

Më tej, ajo është shprehur se spitali ka nevojë për roje në të tre turnet e shërbimit.

“Edhe shërbimin e rojës kemi vetëm në turnin e dytë dhe të tretë. Është parë e arsyeshme që spitali të ketë vetëm dy turne dhe jo 3 si i kemi pasur më parë. Vështirësia njihet dhe merret parasysh. Në rastet e veçanta kur pacienti nuk i përgjigjet terapisë dhe reagon ashpër nga ana fizike rrezikon si veten, pacientët e tjerë dhe personelin shëndetësor.”

Sipas mjekes Mirela Gokaj, në spital mungojnë dhe mjetet imobilizuese dhe fiksuese për pacientët.

“Në spital aktualisht na mungojnë mjetet imobilizuese që janë mjetet fiksuese si dhoma e izolimit që përdoret në raste të tilla. Ky pacient është përdorues si i alkoolit dhe i drogave paraqet rezistencë ndaj mjekimit dhe ndodhi ngjarja si ajo e mbrëmshmja.”

Më shumë

spot_img
spot_img