Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

I renditur i 23-i në listën e Tiranës, Fatmir Xhafaj “injoron” Ramën: U konsultova vetëm me Erion Veliajn, kam beteja për të përfunduar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për situatën parazgjedhore në vend, si dhe për pozicionin e tij në listën e PS në Tiranë, ku renditet i 23-ti.

Xhafaj tha në “Real Story”se e kishte pranuar pa hezitim këtë pozicion, duke u konsultuar me drejtuesin e qarkut të Tiranës, Erjon Veliajn dhe jo me kryeministrin Edi Rama.
Duke iu referuar pozicionit të tij në listë, ish-ministri Xhafaj tha se emri i tij ishte një lloj prove se çfarë ka bërë dhe se çafrë është në gjendje të bëjë.

Pse shfaqje pas kaq kohë heshtje?

Xhafaj: Të dyja janë normale, heshtja dhe shfaqja. Pasi ika si ministër kisha nevojë të reflektoja, të isha pranë familjes. Kjo ka qenë një periudhë shumë intensive për shoqërinë. Por gjatë kësaj kohe nuk kam qenë inaktiv. Duhet të dalësh kur ke një gjë për të folur. Njerëzit duan të dëgjojnë se çfarë ka bërë maxhoranca. Kjo është një garë politike brenda nesh dhe në fund është një konkurim.

Modeli i politikanit, ka kosto në karrierë, cila ishte kosto për numrin 23 në Tiranë?

Xhafaj: Nuk e trajtoj ashtu. Nuk e shoh si një kosto që duhet të paguaj. Është ndjekur një filozofi e gjithë për listat në 12 qarqet. Sot nuk është ky problemi, sot është përcaktiar gjithçka. Skuadrat kanë dalë në fushë dhe më 25 do të bjerë bilbili për periudhen zyrtare. Ka pasur një diskutim me drejtuesin politik të qarkut. Unë nuk kam pas kontakt me zotin Rama, por me Veliajn. Kam pranuar që të jem pjesë e kësaj filozofie, e kam pranuar pa hezitim apo dilema. Mund të jesh i pari, i dhjeti, për një pollitikan karriere nuk është lista ajo që ka rëndësi, nëse votohet ka rëndësi. Kudo që të isha, isha i përgatitur për ta marrë këtë lloj konkurimi. Emri im ishte në provë se çfarë kam bërë dhe se çfarë jam në gjendje të bëj.

Ju jeni poshtë vijës së zjarrit, i 23? Çfarë keni bërë që të meritoni këtë? Ka ndodhur diçka mes jush e zotit Rama?

Xhafaj: Veliaj është drejtuesi politik i qarkut. Është dhe një besim që Rama ka tek mua dhe më la në numrin 23. Unë do të garoja dhe sikur të isha i 13 njësoj sikur të isha i pari. Unë kam beteja për të përfunduar siç është reforma në drejtësi.

Më shumë

spot_img
spot_img