Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

I ra të fikët në ujë, vrojtuesi i plazhit parandalon tragjedinë në Shëngjin

spot_img

Lajme të ngjashëm

9cdad6ab09ce3b2e00f40e61f7b8c25a

Avokati i njohur Ilia Kondi ka bërë me dije se si është parandaluar sot një ngjarje e rëndë nga ana e vrojtuesve të plazhit në zonën e Shëngjinit.

Me anë të një postimi publikuar në rrjetin social Facebook, avokati Kondi shkruan se falë ndërhyrjes së vrojtuesit të plazhit Kision Lazri, u parandalua në ngjarje e rëndë në plazhin ‘Anteg Resort’ në Shëngjin.

Sipas postimit të avokatit, një pushues nga Ferizaji i Kosovës, me inicialet B.B, 35 vjeç, ka pësuar gjendje të fikëti sapo ka rënë në kontakt me ujin në det dhe si pasojë ka rënë pa ndjenja duke rrezikuar që të mbytej.

Ndërkohë që vrojtuesi i plazhit Kision Lazri e ka vënë re katë moment dhe ka ndërhyrë menjëherë duke e shpëtuar 35 vjeçarin i cili tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e specializuar mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

Postimi i plotë:

Nje ngjarje e rende sapo eshte parandaluar ne stacionin e plazhit “Anteg Resort” ne Shengjin. Vrojtuesi i Plazhit Kision Lazri, ka vene re nje person i cili ka pesuar gjendje te fiketi sapo ka hyre ne kontakt me ujin. Si pasoje ai ka rene pa ndjenja ne uje duke rrezikuar te mbytej. Kisioni e ka evidentuar menjehere dhe ka nderhyre duke e nxjerre nga deti dhe duke i dhene ndihmen e pare personit, derisa ne vendin e ngjarjes ka mberritur ambulanca. Pushuesi nga Ferizaj i Kosoves me inicialet, B.B, i moshes 35 vjec ndodhet tashme jashte rrezikut per jeten dhe po merr ndihmen e specializuar mjekesore prane spitalit rajonal, Lezhe. Nje falenderim per “Heroin e Plazhit”, Kision Lazri! Federata Shqipare V. P. SH. U.

Më shumë

spot_img