Hapësire reklamuese

Aktualitet

I ra suvaja mbi shpinë në vendin ku po mbante shfaqje, aktori: Falenderoj zotin që nuk më ra në kokë dhe nuk kisha afër vajzën…

Shkruar nga Newsbomb
I ra suvaja mbi shpinë në vendin ku po mbante shfaqje, aktori:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku ka rënë suvaja e një prej ndërtesave afër zonës muzeale të qytetit.

Suvaja ka rënë në shpinën e aktorit, Nikolin Ferketa duke bërë që të ketë disa dëmtime të vogla, fatmirësisht jo serioze për jetën.

Së fundmi për mediat Ferketa i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa dhe falenderon zotin që nuk kishte vajzën pranë në ato momente.

“Incidenti që ndodhi sot, shyqyr që ndodhi pas shfaqjes, rënia e suvatimit, them faleminderit zotit që shpëtova me kaq se nuk më ra në kokë por në shpinë. Them falë Zotit që nuk e kisha vajzën afër, porgjithsesi unë dua të them që shteti duhet të marri masa. Se larg qoftë mund të humbin edhe jetë njerëzish brenda sekondash”- u shpreh aktori.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme teksa aktori interpretonte në shfaqjen “Mramje Koliqiane” në zonën muzeale të Shkodrës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll