Hapësire reklamuese

Aktualitet

I ra paleta me tulla teksa po punonte me vinç, dërgohet me urgjencë në spital 37-vjeçari në Korçë

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur, teksa po punonte në një kantier ndërtimi në Korçë.

Bëhet me dije se shtetasi E. O., 37 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, i cili po punonte me vinç, dyshohet se është lënduar si pasojë e rrëzimit të një palete me tulla.

Menjëherë pas aksidentit 37-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Korçës dhe ndodhet në kujdesin intensiv.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacioni paraprak:

Në datën 18.07.2020, në lagjen nr. 3, gjatë punës si vinçier në një objekt ndërtimi, shtetasi E. O., 37 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, dyshohet se është dëmtuar si pasojë e rrëzimit të një palete me tulla, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll