Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“I ra maska teksa po kërkonte për paratë”, ja pse grabitësit vranë nënën e re, bashkëshorti zbulon tiparet fizike të vrasësit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku grabitësit vranë një 20-vjeçare, Carolina, nëna e një vazje 11 muajshe në Greqi.

Hetimet në polici kanë marrë një kthesë ndryshme, pasi sipas mediave greke, bashkeshorti i 20-vjeçares dhe vetë viktima kanë arritur të shohin fytyrën e njërit prej autorëve.

Mediat greke raportojnë se 32-vjeçari Babis Anagnostopoulos, me profesion pilot, në Polici ka thënë se kur njëri nga autorët u ngjit në shtrat, dhe po kërkonte për para lartë mobilieve i ka rënë maska dhe çifti i kishte parë fytyrën.

Njëri nga autorët sipas përshkrimit, ishte deri në 30 vjeç, me tipare të errëta, me gjatësi afër 1.70 m, dhe kile të tepërta. Ai nuk u foli fare bashkëpuntorëve të tij, përveç kur ata ishin gati të largoheshin nga shtëpia, ai tha disa fjalë në një gjuhë të panjohur për pilotin.

Dyshohet se autorët e vranë të renë pasi ajo i kishte parë fytyrën shumë qartë autorit dhe mund ta identifikonte lehtësisht atë.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, teksa priten edhe rezultatet e fundit nga laboratorët, pasi besojnë me siguri se vrasësi i Caroline la material gjenetik në trup dhe rrobat e saj.

Kujtojmë se ngjarja e tmerrshme ndodhi pak ditë më parë, ku grabitësit hynë në shtëpinë e 20-vjeçares.  Ata arritën të 15,000 euro dhe të gjitha bizhuteritë.

Sipas hetimeve, rezultoi se kamerat e sigurisë dhe alarmi i shtëpisë ishin të fikura nga grabitësit, në mënyrë që mos të zbuloheshin fytyrat dhe veprimet e tyre. Në fillim u raportua se ngjarja është e lidhur me një grup shqiptaro-greke, por ende nuk ka të dhëna të tjera.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img