Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

I quajti “katunarë” personat që u rrahën në koncertin e tij, pendohet Butrint Imeri: Jam krenar që jam... (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një situatë e pakëndshme ndodhi në koncertin e këngëtarit Butrint Imeri në Kosovë.

Teksa ai ishte duke kënduar para publikut, disa prej të pranishmëve u konfrontuan fizikisht duke u goditur edhe me sende të forta.

Por në pamjet e publikuara, shihet këngëtari i cili ndërpret muzikën dhe iu drejtohet të pranishmëve duke thënë:

“Mos i këqyrni katundarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”, dëgjohet të thotë Butrinti në një video që u bë virale në TikTok.

Por mesa dukt Butrinti ëstë pënduar dhe ka bërë një reagim përmes një postimi në Instagram, duke kërkuar ndjesë. Ai tha se i vjen keq që ka përdorur termin ‘katundar’ dhe u ka kërkuar falje personave që janë ndjerë të ofenduar nga kjo shprehje e tij.

“Po më vjen shumë keq për mbi reagimin që kam bërë me termin “katundar” gjatë një rrahje që është bërë gjatë momentit kur isha duke performuar në një klub, por ka qenë momentale dhe kam qenë i frustruar me ato pamje që kisha përballë, sepse ne dalim me u kënaq e jo me pa përleshje e ku ta di unë.

Unë vet jam “katundar” me prejardhje, jam shaljan nga Mitrovica i lindur në Gjermani, kështu që ata që janë ndjerë të ofenduar, ju kërkojë shumë falje, sepse ka qenë moment që nuk kam ditur se si të shprehem kur I kam parë ato sjellje. Ju don katundari shaljan super krenar Butrinti”, shkroi Imeri.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese