Hapësire reklamuese

Aktualitet

I qëlluan me breshëri plumbash shtëpinë në Tiranë, zbulohet emri i pronarit, 10 vite më parë u dhuna dhe akuzonte kunatin e Majlinda Bregut (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
I qëlluan me breshëri plumbash shtëpinë në Tiranë,

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e shënuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë, ku u qëllua me armë drejt një banese në zonën e Prezës.

Bëhet me dije se është qëlluar me armë në drejtim të banesës së Naim Selës. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.

Mësohet se Naim Sela edhe më herët ka rënë pre e dhunës, ku shkak ishte bërë një çështje pronash.

Atë kohë i dhunuari akuzonte si autor, Hektor Ajazi, që është kunati i politikanes së njohur Majlinda Bregu. Kujtojmë që kjo ngjarja ka ndodhur në shtator të 2010.

Ndërsa lidhur me të shtënat me armë në banesën e tij nuk dihet ende motivi. Policia dhe grupi i hetimit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj.

“Gjatë natës, në Prezë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit N.S, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

ÇFARË NDODHI 10 VITE MË PARË:

Naim Sela atë kohë denoncoi se Hektor Ajazi (kunati Majlida Bregut) dhe truprojat e tij, që sipas Selës mbanin uniformën e punonjësve të rendit e kanë dhunuar.

Atë kohë Naim Sela ishte në process gjyqësor me Hektor Ajazin. Sela në dëshminë e tij para mediave tregoi se ishte goditur nga Hektor Ajazi fillimisht dhe më pas nga truprojat e tij. Kjo për konfliktet e pronësisë që kishte mes tyre.

Selës i ishte kërkuar që të ndryshonte qëndrim në sallën e gjyqit. Këtë rast e ka denoncuar deputetit socialist i zonës, atë kohë Artan Gaçi.

“Jam Naim Sela, nga Preza Tiranës. Më morri dikush në telefon nga qendra e Tiranës, më tha që jam në autostradën e Vorës, kur shkova atje u prezantova, shoh Hektor Ajazin me disa truproje, të cilët më thanë që janë të repartit 88, me armë, më goditën, më lanë në rrugë, kam përfunduar në spital. Kemi një gjyq pronash në datën 15, për ti paraprirë këtij gjyqi, mund të jetë një ndër arsyet. Hektor Ajazi ka marrë pronat. Ka mashtruar një fshatarin tim, unë dola për ta mbrojtur atë në gjyq. E ka mashtruar, për këtë arsye,” tha Sela në media në kohën kur ndodhi ngjarja.

Lajmi ndodhet akoma në faqen “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu