Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I qëlluan me armë, zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit: Me autorin jam zënë për një ndeshje futbolli

Shkruar nga Newsbomb

Mbrëmjen e djeshme u bë një atentat ndaj 25-vjeçarit Eduart Pica, ndërsa po lëvizte me makinë.

Fatmirësisht nga plumbat nuk ka pasur asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas informacioneve për mediat, Pica ka deklaruar në polici se me autorin e ngjarjes ka pasur një konflikt për një ndeshje minifutbolli.

“Me autorin jam zënë teksa po luanim një ndeshje minifutbolli”, ka thënë Eduart Pica.

Policia po punon aktualisht për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fillimisht u dyshua se atentati mund të kishte pasur lidhje me një aksident që ka ndodhur 3 vite më parë ku ishte i përfshirë 25-vjeçari.

Në atë aksident humbën jetën 2 djem dhe u plagosën dy të tjerë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll