Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
100 %
1.5kmh
90 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

‘I qëllova shtrirë përtokë pasi më plagosën’, Lamaj tregon dinamikën e ngjarjes në Laç: Ishim 4 veta në Golfin e zi, unë mora kapuçët dhe jelekët… (E PLOTË)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9272da300305552e5f7a7b2f64662c0e

Eduart Lamaj ka folur për prokurorinë duke treguar sipas versionit të tij gjithë dinamikën e ngjarjes së ndodhur në Laç më 30 maj 2020, ku mbetën të vdekur dy biznesmenët Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku, ndërsa ai vetë mbeti i plagosur.

Lamaj ka thënë që si fillim ka qenë në shtëpi, më pas ka marrë në telefon shokët e tij Klaudjo Pepkolaj dhe Olsi Vlashin për t’u takuar. Ai thotë se të tre, së bashku me një mik tjetër hipën në një Golf 5 të zi, të cilin e kishte regjistruar në emër të Klaudjos dhe bënë një xhiro. Më pas ata e çuan Lamajn në shtëpi, ku ai përgatiti kapuçët dhe jelekët me mbishkrimin policia.

“Iu kërkova të shkonim tek lokali i shtetasit Arjan Allamani e t’i largonim klientët e t’i shkatërronim lokalin. Me Allamanin kisha konflikt që në 2007, në Itali, pasi Allamani më vodhi 3000-4000 euro”, ka deklaruar Lamaj.

Pasi janë kamufluar, janë nisur në drejtim të lokalit të Allamanit. Lamaj kishte me vete automatik dhe Lika pistoletë, ndërsa Oltion Vlashi dhe Klaudio nuk ishin të armatosur. Lamaj ka marrë automatikun dhe ka hyrë në lokal.

“Jam futur brenda dhe kam kërkuar me sy kamerierin. Në atë moment kam dëgjuar të shtëna me armë zjarri në drejtimin tim. Tentova të largohem, por isha plagosur në këmbën e majtë. Kam rënë përtokë dhe kam qëlluar me armën që kisha me vete. Nuk kam qëlluar gjatë kohës që isha në këmbë, vetëm në momentin kur u rrëzova. Nuk kam parë nëse kishte persona në lokal, por vetëm flakët e shkrepjes se një arme zjarri. Pasi mbaruan krismat, kam kërkuar ndihmë pasi nuk lëvizja dot. Në atë moment erdhi Ilir Lika”, ka thënë Lamaj.

Ilir Lika ka tërhequr Lamajn deri te makina, ku e ka futur në sediljen e pasme dhe e ka larguar. Në makinë kanë marrë edhe automatikun me të cilin qëlloi Lamaj. Pasi kanë lënë Lamajn në shtëpi, janë larguar me mjetin dhe automatikun në drejtim të paditur.

“Pasi shkova në shtëpi, familjarëve të mi iu thashë se jam vetëplagosur me armë zjarri dhe iu kërkova të mos më çonin në spital pasi mund të përfundoja në burg. Iu kërkova të m’i digjnin rrobat dhe që në atë moment kam qëndruar vetëm në shtëpi. Në darke kam parë në televizor se në lokalin ku ndodhi ngjarja ishin vrarë dy persona”, ka thënë më tej Lamaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img