Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

I publikoi videon nga studio televizive, Mark Marku i kthehet Ramës: Faktet do ta tregojnë që…

spot_img

Lajme të ngjashëm

7ef5415ebaf9979333059c1cea156435

Emërimi i Mark Markut si drejtues politik i PD-së për qarkun e Lezhës ka ngjallur reagimin e kryeministrit Edi Rama, që përmes rrjeteve sociale ka rikthyer në vëmendje një moment humbje qetësie të Markut në një emision televiziv.  

Marku  debatonte ashpër me socialistin Musa Ulqini, duke përdorur edhe shprehje pak të rënda si “do të të hedh shishen kokës”.

Megjithatë, nga studio e Real Story, pedagogu iu përgjigj veprimit të Ramës, për të cilën e cilësoi si të pavlerë dhe se Rama bën gjeste të pahijshme me qindra raste.

“Edi Rama ka bërë vetë me qindra gjeste të pahijshme. Jemi njerëz, edhe ndodh të dalim nga vetja. S’do bëja as lëvizjen më të vogël, s’do dilja nga dera e shtëpisë, për një post. Faktet do ta tregojnë që s’kam pasur asnjë qëllim. Do jemi këtu, do jemi bashkë, dhe do ta shohim. Ruhesha shumë të mos thoja gjëra, sepse nuk doja të sulmohej opozita. Kur ishim në qeveri, isha deputet dhe nuk thoja kurrë asgjë. Edhe kur më pyetën për akuzat ndaj opozitës së asaj kohe, thashë janë thjesht akuza. Madje, kur shkova në komision më thanë ‘bravo të qoftë, si e thua atë, kur mund të thoje që ata janë të korruptuar, kriminelë’”, tha Marku.

Më shumë

spot_img