Ai njihet si Ard Daullxhiu dhe është bërë i famshëm në emisionin “Zonë e Lirë”.
Së fundmi ai është kthyer ndër personazhet më të komentuara, kjo pasi u publikua një video, teksa bënte biseda erotike me një vajzë të quajtur Klaudia, ndonëse është i martuar. Video u publikua në “Zonë e Lirë”, pas paralajmërimit të gazetarit Arian Çani.
Por pas publikimit të videos ka reaguar Ard daullxhiu i cili është shfaqur i penduar, dhe përgjërohet mes lotësh. “Ajo thjesht ka qenë një kurth edhe nuk e di se si i kam thënë ato fjalë. Tani e kanë marrë vesh të gjithë, si do dal në Durrës”.