Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

I propozoi në ishujt Karaibe, Boris Johnson drejt altarit me të fejuarën, zbulohet se kur do të martohet çifti britanik

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeminstri britanik Boris Johnson do të martohet me të fejuarën e tij, Carrie Symonds më 30 korrik 2022 shkruajnë mediet e huaja.

Çifti u ka dërguar ftesat e dasmës familjes dhe miqve të tyre, të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë e martesës së tyre.

55 vjeçari Johnson dhe 33 vjeçarja Symonds janë fejuar nga fundi i vitit 2019,  por si shumë të tjerë vendosën që të shtyjnë planet e tyre të martesës për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Thuhet se kryeministri britanik e propozoi të fejuarën e tij, teksa ishin me pushime në ishujt Karaibe në Mostique, por ende nuk dihet vendi i kurorëzimit të martesës së tyre. 

Kjo do të jetë martesa e tretë për kryeministrin Boris Johnson, ndërsa për Symonds do të jetë martesa e parë.

Lajmi se ishin fejuar dhe do të mirëprisnin në jetë fëmijën e tyre të pare, u njoftua në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Në të njëjtin muaj, Johnson u divorcua zyrtarisht nga ish-gruaja e tij Marina Wheeler, me të cilën ka dy vajza dhe dy djem.

Më shumë

spot_img
spot_img