Këtë javë ‘Në kurthin e Piter Pan’ ishte e ftuar moderatorja e njohur nga Kosova, Elita Rudi. Mirëpo, pas pyetjeve të fëmijëve Elita u surprizua nga bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, të cilin ajo e dinte se ndodhej në Itali.
Gjiko i propozoi asaj për herë të tretë duke i dhuruar edhe një unazë. ‘Ditën e parë që të kam parë e dija që do të ishe gruaja ime, pastaj të propozova më the po. Të propozova për martesë me the po. Më ke falur djalin më të mirë në botë, më ke falur botën. A do bëhesh gruaja ime deri sa të plakem dhe të bëhem për pampersa?’, i tha ai.
Ndërkohë, në një postim në Instagram, reperi ka zbuluar edhe arsyen pse i propozoi sërish partneres së tij.
‘I propozova për herë të tretë, thjeshtë të sigurohesha që do jetë e imja përgjithmonë’, ka shkruar ai.
Elita dhe Gjiko pak kohë më parë u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë, Zëri.