Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“I pritet dora kujtdo që prek votën’, Ulsi Manja për deklaratën e Metës: Ta adresojë këtë thirrrje te partia e Monikës, në PS s’ka njollosje duarsh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

66c7ff700945471e7f2a2d85f3dc152d

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka komentuar deklaratën e presidentit Ilir Meta, i cili pak ditë më parë tha kush prek votën, do ti pritet dora.

Manja tha se Meta së pari duhet ta adresojë këtë thirrje tek partia e gruas së tij Monika Kryemadhit, tek LSI-ja. Sipas tij, PS ka bërë gjithçka për të garantuar votën e lirë dhe se kjo gjë i është besuar SPAK-ut.

“Në fakt PS ka bërë gjithçka për të garantuar votën e lirë. E ftoj presidentin që të njëjtën thirrje për të prerë dorën, ta dorëzojë tek partia e Kryrmadhit. Shqipëria sot ka mekanizmat e duhura për të garantuar votën e lirë. SPAKU-t i kemi besuar procesin e garantimit të votës së lirë. Këtë thirje Meta duhet ta bëjë për partinë e tij LSI. Duart e prera do të jenë në kampin tjetër. Tek PS nuk do të ketë as njollosje dhe as prerje duarsh”, u shpreh Ulsi Manja në  Report Tv.

Kujtojmë që pak ditë më parë presidenti Ilir Meta tha në një intervistë se kushdo prek votën do t’i pritet dora, deklaratë kjo e cila ngjalli reagime të shumta nga aktorët politikë e jo vetëm.

 Ndërkohë fjalët e Ulsi Manjës vijnë një ditë pasi kandidatit të LSI-së Sokol Skura, i doli një video e publikuar nga ‘Fiks Fare’, ku shihej duke bërë pazare për shitblerje votash. Ky i fundit e mohon një gjë të tillë, duke pretenduar se janë të gjitha inskenime  për të mos lejuar kandidimin e tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img