Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

I prenë rrugën dhe e qëlluan me kallash, zbardhet emri i shënjestrës së Thethit; shkoi vetë në spital

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja bëhen me dije nga ngjarja e sotme që ndodhi në qarkun e Shkodrës, në Theth.

Disa persona ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën me mjet 23-vjeçarit Paulin Haruxha. Ata e kanë qëlluar me automatik dhe më pas janë larguar. Fatmirësisht ai i ka shpëtuar atentatit dhe ka shkuar vetë i plagosur pranë qendrës shëndetësore në Theth.

I riu ishte duke udhëtuar me mjetin e tij në drejti të fshatit Nderlysë, ku është përballur me breshëri plumbash.

Ai nuk i ka njohur autorët dhe për shkak të errësirës, por pritet që dëshmia e tij e plotë të zbardhë të tjera detaje. Do të merren gjishashtu në pyetje dhe familjarët e tij.

Shkodër/Informacion paraprak

Në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi  P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img