Hapësire reklamuese

Politikë

I premtuan vend pune për djalin, burri në Këlcyrë kallëzon dy punonjëset e Zyrës Ekonomike: Më kërkuan votën

Shkruar nga Newsbomb
I premtuan vend pune për djalin, burri në Këlcyrë

Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë kanë referuar materialet në Prokurori dhe bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal për shtetaset D. A., 53 vjeçe dhe R. F., 40 vjeçe, punonjëse të Zyrës së Ndihmës Ekonomike Këlcyrë.

Këto dy shtetase dyshohet se në këmbim të votës i kanë ofruar një vend pune shtetasit A. B., për djalin e tij. Ka qenë pikërisht ky shtetas që ka vënë në lëvizje Blutë e Këlcyrës, duke kallëzuar se këto shtetase i kishin kërkuar votën dhe në këmbim do i punësonin djalin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë - Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë

Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A. B., se dy punonjëse të Zyrës së Ndihmës Ekonomike Këlcyrë i kishin ofruar një vend pune për djalin e tij, në këmbim të votës, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetaset D. A. dhe R. F., si dhe kanë vënë në dijeni prokurorin e gatshëm, për këtë rast.

Në përfundim të veprimeve të para proceduarale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetaset D. A., 53 vjeçe dhe R. F., 40 vjeçe, banuese në Këlcyrë, punonjëse të Zyrës së Ndihmës Ekonomike Këlcyrë, pasi dyshohet se në këmbim të votës, i kanë ofruar një vend pune shtetasit A. B., për djalin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.