Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

I premtoi vend si deputet, por në lista nuk e kishte emrin; Lulzim Basha i jep Andi Lilës postin e rëndësishëm në PD

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares Andi Lila, merr postin e rëndësishëm në Partinë Demokratike. Kreu i kësaj force politike Lulzim Basha, i ka besuar postin e Koordinatorit Kombëtar për Sportin.

Lila prej kohësh është angazhuar në aktivitetet e Partisë Demokratike dhe ka deklaruar publikisht se do të jetë krah kësaj force politike. Muaj më parë ai nisi fushatën për PD në Kavajë pasi emri i tij ishte në listat paraprake të kandidatëve për deputetë, por kur Basha dorëzoi listat në KQZ, emri i ish-futbollistit mungonte.

Mesa duket pasi i hoqi emrin nga lista, Lulzim Basha i ka besuar Andi Lilës postin e rëndësishëm. I pyetur pak ditë më parë nëse ishte i zhgënjyer me vendimin e Bashës, Lila tha se do vazhdonte të mbështeste PD në mënyrë që kur kjo forcë politike të vijë në pushtet, t’i zbatojë projektet e tij.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img