Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I premtoi një gruaje se do e bënte ortake dhe i mori 270 mijë euro, Gjykata dërgon “në shtëpi” pronarin e agjencisë së udhëtimeve (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7411e8748ba4eb936a8f91492b850d61

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për pronarin e një kompanie udhëtimesh turistike, Andi Alimehmeti, i cili i ka marrë një gruaje rreth 270 mijë euro.

51 vjeçari i ka premtuar shtetases së sipërpërmendur, se do ta bënte ortake në kompaninë e tij. Mirëpo, pasi ka paguar lekët, gruaja ka zbuluar mashtrimin dhe ka denoncuar Alimehmetin, i arrestuar dy ditë më parë nga Policia.

Rasti në fjalë është regjistruar në vitin 2017 por është denoncuar ditët e fundit në policinë e Tiranës, pranë seksionit për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar.

Andi Alimehmeti dyshohet se ka mashtruar dhe disa persona të tjerë, duke u marrë sasi të caktuara parash, pasi ka qenë i proceduar dhe më parë për veprën penale “Mashtrimi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img