Hapësire reklamuese

Aktualitet

I prekur nga Covid, ndërron jetë mjeku Fatos Zeçe

Shkruar nga Newsbomb

Një tjetër mjek ka ndërruar jetën për shkak të koronavirusit.

Ka ndërruar jetë mjeku mjeku Fatos Zeçe. Zeçe ka ndërruar jetë pas një beteje me Covid, me të cilën nuk arriti të fitonte.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Mjekut Durrës.

Reagimi:

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të mjekut ligjor, doktor Fatos Zaçe, pas një lufte të vështirë për të përballuar Covid -19, në një nga spitalet e Madridit.

Një lajm i hidhur për bluzat e bardha, na dërgon bashkëshortja e tij, doktoreshë Dhurata Zaçe.

Doktor Fatos Zaçe u lind në një familje qytetare korçare. Mbaroi fakultetin me rezultate të larta. Më pas filloi profesionin e bukur të mjekut, larg Korçës, në Kukësin e largët. Aty punoi me përkushtim dhe humanizëm të lartë, për 11 vite rradhazi në Pediatri.

Dashuria dhe mirënjohja e qytetarëve të Kukësit do e shoqëronin gjer sa dha jetën. Aty krijoi dhe familjen me bashkëshorten, doktoreshë Dhuratën. Më pas u specializua në shërbimin e Mjekësisë Ligjore. Ai punoi në spitalin e Elbasanit dhe për gati 20 vitet e fundit në Durrës. Para një viti doli në pension dhe shkoi të banojë në Madrid tek vajzat e tij.

Doktor Fatosin do ta kujtojmë si një mjek të përkushtuar, studiues e pasionant në detyrë, i ndershëm në specialitetin e vështirë të mjekut ligjor. Ai ishte bashkëshort e prind shembullor, i dashur me kolegët. Urdhëri i Mjekut, Durrës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes së tij doktoreshë Dhuratës, fëmijëve, kolegëve.

Covidi i frikshëm na rrëmbeu një nga specialistët tanë të shkëlqyer. Lamtumirë doktor Fatos Zaçe.

U prehsh në paqe! I paharruar qoftë kujtimi i tij!”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu