Hapësire reklamuese

Aktualitet

I prekur nga Covid, futet në intubim një mjek në QSUT, gjendja e tij u rëndua ditët e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një mjek në QSUT i infektuar me Covid është intubuar pasi gjendja e tij është përkeqësuar ditët e fundit.

Mjeku i intubuar është A.P,  57 vjeç nga reparti i Hematologjisë, i cili ndodhet në gjendje të rënduar.

Bëhet me dije se reparti i Hematologjisë është më i prekuri nga Covid.

Ministria e Shëndetësisë pak më parë njoftoi se në 24 orët e fundit, një 78 vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, si dhe një 88 vjecar nga Durrësi i cili vuante nga hipertensioni.

Sakaq janë kryer 371 testime dhe 64 raste kanë rezultuar pozitive, për 24 orë.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll