Kreu i Partisë Demokratike në Korçë, Devis Osmani ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i selisë blu.
Ai për media është shprehur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme për arsye personale, duke mos dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë vendim.
Ende nuk dihet se kush do të jetë politikani që do e zëvendësojë Osmanin në Korçë. Ndërsa vlen për t’u theksuar se Osmani pas përplasjes së Partisë Demokratike, ishte pozicionuar krah Berishës, pra Rithemelimit.
Sondazh
Poll