Hapësire reklamuese

Aktualitet

I plagosur pas sherrit në lokal, 31 vjeçari Hakballa poston 'selfie' nga spitali

Shkruar nga Newsbomb
Besmir Hakballa

Besmir Hakballa, 31 vjeçari që u plagos mbrëmjen e djeshme në Peqin ka postuar një foto "selfie" nga ambientet e spitalit.

Hakballa u plagos në këmbë nga Adriatik Mezja si pasojë e një konflikti të çastit, ndërsa u nis menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Burime për mediat bënë me dije se Hakballa është një emër i njohur për policinë, pasi është dhëndrri i Tan Kateshit, i dënuar me burg përjetë.

Kateshi është një nga eksponentët kryesorë të bandave të rrezikshme të Elbasanit gjatë trazirave të ’97. Vetë 31-vjeçari, figuron person me precedentë penalë si vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh.

Foto e 31 vjeçarit nga spitali:

auto_roanballa1590785789.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu