Hapësire reklamuese

Aktualitet

“I plagosi vajzën pasi nuk ia dha për nuse,” detaje nga vrasja në Burrel

Shkruar nga Newsbomb
“I plagosi vajzën pasi nuk ia dha për nuse,” detaje nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Burrel, ku 63-vjeçari Islam Meta qëlloi për vdekje me armë gjahu 52-vjeçarin, Petrit Kuka.

Mësohet se konflikti mes familjës së autorit të vrasjes, Islam Meta me viktimën Petrit Kuka kanë qenë të hershme.

Konflikti ka nisur prej vitit 2013 kur viktima Petrit Kuka i plagosi vajzën. Asokohe 52-vjeçari ka dalë në rrugë dhe ka plagosur vajzën dhe kunatën e Islam Metës, me automatik (tezen e vajzës).

Dyshohet se Kuka ishte i dashuruar me vajzën e Islam Metës dhe kërkoi të fejohej me të, por familja e vajzës nuk e pranoi dhe e fejuan me dikë tjetër.

Petrit Kuka u dënua me 21 vite burg për krimin, por bëri vetëm 12 vite.

Mësohet gjithashtu se pas daljes nga burgu dy familjet kanë arritur që të shuajnë mosmarrëveshjet, pasi kanë pirë dhe kafet për “larjen” e gjakmarrjes. Por sot në rrethana ende të paqarta, 63-vjeçari, babai i vajzës ka vrarë me armë gjahu 52-vjeçarin.

Menjëherë pas vrasjes, autori i krimit ka telefonuar policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Lexo edhe: I plagosi vajzën vite më parë, i ati merr hak, vret me armë 52-vjeçarin në Burrel

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese