Hapësire reklamuese

Bota

"I pikëlluar nga lumenjtë e gjakut", Papa Françesku thirrje Putin: Ndalo luftën në Ukrainë! Zelensky të jetë i hapur për paqe

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë meshës së dielës, Papa Françesku ka folur për luftën në Ukrainë, sidomos për rritjen e numrit të viktimave dhe rrezikun e përdorimit të armëve bërthamire. Papa i shenjtë i është drejtuar me një apel të drejtëpërdrejtë presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndalojë këtë spirale dhune dhe vdekjesh. Drejtuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Papa Françesku tha që ai duhet të jetë i hapur për paqe.

“Lufta në Ukrainë është bërë serioze, shkatërruese dhe kërcënuese dhe po ngjall shqetësim të madh. Në fakt kjo plagë e tmerrshme dhe e pakonceptueshme e njerëzimit, në vend që të shërohet, vazhdon të derdhë gjak, duke rrezikuar të zgjerohet”, tha Papa.

“Jam i pikëlluar, nga lumenjtë e gjakut dhe lotët e derdhur muajt e fundit. Jam i pikëlluar për viktimat, veçanërisht për fëmijët dhe nga shkatërrimet e shumta të cilat kanë lënë shumë njerëz dhe familje të pastrehë të cilët kërcënohen nga i ftohti dhe uria. Disa veprime nuk mund të justifikohen kurrë”-tha Papa Françesku.

Papa Françesku u shpreh se është e trishtë që bota po mëson gjeografinë e Ukrainës përmes emrave si Zaporinzhia dhe vende të tjera.  Ai u ndal dhe tek kërcënimi atomik.

“Të heqin armët dhe të kërkojnë kushte të tjera për të vazhduar negociatat, një zgjidhje e drejtë për të mos përdorur forcën.”-tha ai.

 

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.