Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

I pikëlluar, babai i 13-vjeçares që u mbyt rrëfen ngjarjen: Vajza nuk dinte not, por gruas i thanë se…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Babai i 13-vjeçares, e cila u mbyt sot në lumin Buna, tregoi se vajza e tij bashkë me dy fëmijët e tjerë dhe një person më të rritur, kishin shkuar për t’u larë në lum, por ajo nuk dinte mirë not.

I pikëlluar për humbjen e vajzës së tij, ai rrëfen se lajmin e rëndë ia ka dhënë gruaja e tij, pasi ia  punonte në Ulqin, ndërsa është nisur me urgjencë drejt Shkodrës.

“Vajza ka ardhur për t’u larë në lumin Buna. Bashkë me të ka qenë edhe vajza tjetër 12 vjeçe dhe djali më i vogël. Ata i kanë thënë bashkëshortes se gjoja po shkojmë tek halla që kanë në Oblikë por në fakt kanë ardhur për t’u larë në lume pa e ditur. Vajza nuk ka ditur mire not dhe e ka marrë rrjedha e lumit. Jam pa fjale dhe i shokuar nga kjo ngjarje. Bashkë me tre fëmijët e mi ka qenë edhe një person tjetër më i rritur që është komshi i joni. Fëmijët nuk vinin shpesh këtu në lum. Nuk di ç’të them më shumë pasi jam pa fjalë nga ngjarja e rëndë”, shprehet ai.

LEXO EDHE: Tragjike në Shkodër/ Mbytet 13-vjeçarja në ujërat e lumit Buna, ishte duke u larë me familjen

Më shumë

spot_img