Hapësire reklamuese

Bota

I pesti në pesë vite, kryeministri rumun jep dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet parlamentare

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri i Rumanisë, Ludovic Orban ka dhënë dorëheqjen, pas një humbje të ngushtë në zgjedhjet parlamentare.

Kreu i qendrës së djathtë i Partisë Kombëtare Liberale e njoftoi dorëheqjen e tij në televizionin kombëtar pas rezultateve zhgënjyese të zgjedhjeve të partisë së tij.

Me 95% të votave të numëruara nga zgjedhjet e së dielës, Social Demokratët e opozitës (PSD) kanë rreth 30% të votave, të cilat mund të mos jenë të mjaftueshme për t'i lënë ata të formojnë një qeveri.

Por, për Orban bisedimet e koalicionit me Social Demokratët ishin jashtë diskutimit dhe kjo duket se ka qënë edhe arsyeja tjetër që e ka shtyrë që të japë dorëheqjen.

Partia e tij shpresonte të arrinte një shumicë të re qeverisëse në parlamentin dydhomësh me 465 vende. Vetëm 33% e votuesve të mundshëm rumunë shkuan në qendrat e votimit të Dielën, krahasuar me gati 39.5% në 2016.

Vëzhguesit fajësuan pjesëmarrjen historikisht të ulët te frika e votuesve nga infektimi nga COVID-19, por edhe te zhgënjimi i përgjithshëm me klasën politike të Rumanisë.

Orban gjendet në krye të qeverisë prej më pak se një viti dhe është një ndër 5 kryeministrat që Rumania ka pasur në po kaq vite.

Ai u emërua kryeministër pas rënies së qeverisë Social Demokrate, e cila ishte kritikuar ashpër nga BE për ndërhyrjen e saj në gjyqësor dhe për skandalet e korrupsionit.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.