Hapësire reklamuese

Aktualitet

I përplasi makina teksa kalonin rrugën, vdes gruaja te Trauma, rëndë burri (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Ndërron jetë pas pesë ditësh Zelije Ceka, e plagosur gjatë një aksidenti të mërkurën e kaluar.

Mësohet se gruaja nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Kujtojmë se një makinë e plagosi në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Pajovë teksa ishte duke kaluar rrugën së bashku me bashkëshortin e saj, Fatmir Cekën.

Fatmir Ceka ndodhet në spital në trjatim intensive, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit me iniciale M.B.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu