Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

“I përmendur nga Autoriteti i Dosjeve”, Meta bën paralajmërimin e fortë: Letrat i manipuluan bashkëpunëtori i Sigurimit N.L dhe ish-shikasi A.H, në shtator do të kemi qeveri teknike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme gjatë një deklarate për shtyp i është përgjigjur kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës, lidhur me deklaratet e djeshme, ku tha se në shtator do të miratohen të gjitha ndryshimet për të rishikuar certifikatën e pastërtisë, pas debateve për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ai iu përgjigj Ballës me nota humori, duke ironizuar se parlamenti mund të mblidhet që sot. Gjithashtu ish-kreu i shtetit akuzoi Ballën se në kohën kur Meta ishte president, kreu i grupit të PS-së ka urdhëruar dhe ka garantuar mbrojtje për një bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.

Meta u shpreh se letrat janë manipuluar nga bashkëpunori i Sigurimit,N.L dhe ish-shikasi A.H, teksa më tej paralajmëroi se në shtator do të punojnë për të pasur qeveri teknike.

“Në shtator do punojmë për qeveri teknike. Sepse duhet ti dalim për zot edhe cështjes së negociatave sepse nuk ka shans që të bëhet një hap përpara me këtë qeveri. Parlamenti të mblidhet që tani, meqënëse ishte tromaksur edhe zonja Lindita e Parlamentit.

Unë jam shtetar, duam nuk duam është si është ky parlament, një qamet i vërtetë është, por prap është një hap përpara sepse ka një opozitë reale. Të mblidhet që sot, por Tau Tau duhet të ketë parsysh dhe ti thotë shefit të tij që në Greqi për shkak se ishte bërë një përgjim i parregullt ndaj një kryetari të një partie të dorës 2-3 siç do katandistet banda ku është Tau Tau shumë shpejt dha dorëheqjën sekretari iëprgjithshëm i partisë, drejtori i sigurirmit dhe foli kryeministri dhe bëri autokratike.

Në rastin e I.M së Tau Tau situata është shumë dramatike për shefin e tij për arsye sepse është 1000% e e provuar se këtu ka ndodhur një cënim i rendit kushtetues ku provohet shumë qartë se në kokën që Ilir Meta ka qenë president shefi i Tau Tau ka urdhëruar e ka garantuar mbrojtje bashkëpuntorin të provuar t Sigurimit të Shtetit, N.L i dalluar si polaogjent dhe një ish-shikasi A.H, se nuk po përmend emra për momentit të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë kanë manipuluar dosjen e ndjekjes së qytetarit F.T i cili është edhe shtetas amerikan. Nëqoftëse tronditet, tromakset Lindita e parlamentit tonë ta keni të sigurt që do habiten kongresmenët se si guxohet mbas 33 vitesh të manipulohet në mënyrë kriminale dosja e n =djekes së një të riu në atë kohë 19 vjeç, tentativë për arratisje dhe sot një qytetar i lrië amerikan vetëm për të implikuar për të goditur politikisht presidentin”, tha Meta.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img