Hapësire reklamuese

Aktualitet

I përmendën fëmijët, gjyqtarja Arnisa Këlliçi e shkruajti vetë letrën e kërcënimit

Shkruar nga Newsbomb
I përmendën fëmijët, gjyqtarja Arnisa Këlliçi e
Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur gjyqtaren Arnisa Këlliçi pasi akuzohet për deklarim të rremë. Gjyqtarja është marrë e pandehur pasi rezulton se ka shkruar vetë letrën e kërcënimit që u bë publike pak javë më parë. Ekspertiza ka zbuluar se Këlliçi ka sajuar letrën e kërcënimit, për arsye që nuk dihen ende. “Më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të dëshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.” Letra përmbante të dhëna kërcënuese për magjistraten dhe familjen, ku përmendeshin edhe fëmijët e saj. Gjykata e Tiranës fillimisht caktoi mbrojtje për tre muaj për gjyqtaren, por pas hetimeve rezultoi se ishte vetë ajo që kishte shkruar letrën”, thuhet në njoftim. Kujtojmë që pak javë më parë më parë u tha se gjyqtarja ishte kërcënuar me jetën e fëmijëve përmes një anonime. Menjëherë u morën masat dhe Shteti mori në mbrojtje gjyqtaren. Thuhej se gjyqatres i kishte shkruar një letër në vendin e saj të punës, ku shkruhej; “E dashur Arnisa.Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta! Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë. Me respekt”. Letër që rezulton e shkruar nga vetë gjyqtarja. Lexo edhe:  E kërcënuan nga burgu, KLGJ cakton 3 muaj mbrojtje për gjyqtaren Arnisa Këlliçi  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese