Hapësire reklamuese

Bota

I përlotur Macron mban fjalimin e fitores: Faleminderit që më besuat!

Shkruar nga Newsbomb
I përlotur Macron mban fjalimin e fitores: Faleminderit që më

Emmanuel Macron së bashku me bashkëshorten e tij, Brigitte, ka mbërritur në podiumin poshtë kullës Eiffel në Paris, aty ku dhe është pritur nga mijëra mbështetës.

Ai u ngjit në podium i shoqëruar nga tingujt e himnit evropian dhe i përlotur falenderoi të gjithë ata qytetarë të cilët i besuan sërish votën e tyre.

“Shumica prej nesh kanë zgjedhur të më besojnë mua. Faleminderit që më dhatë besimin për herë të dytë. Që tani e tutje, unë nuk jam më kandidat i një kampi, por president i të gjithëve. Unë u them atyre që votuan për të djathtën ekstreme se përgjegjësia ime dhe e ekipit tim do të jetë të adresoj shqetësimet e tyre.

Ne duhet të tregojmë respekt sepse vendi ynë është kaq i ndarë... askush nuk do të lihet anash Unë do të punoj për një shoqëri më të drejtë dhe barazi mes burrave dhe grave. Lufta e Ukrainës tregon se ne po jetojmë kohë tragjike dhe Franca duhet të ndërtojë forcat e saj. Faleminderit dhe njëherë, jam shuëm krenar që ju shërbej juve", tha Macron.

Sondazh

Poll