Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

I përgjonte dhe në tualet, del FOTO e 35-vjeçarit që mbante familjen të mbyllur

Shkruar nga Newsbomb

Personi që shihni në foto është Jetnor Zhaboli, 35-vjeçari i cili kishte blinduar në banesën e tij me kamera sigurise, nënën, vajzën e tij të mitur dhe bashkëshorten.

I riu me profesion ekonomist u arrestua ditën e sotme nga blutë e Tiranës, pasi përveçse mbante mbyllur në banesë familjaret e tij, ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike sistematikisht ndaj bashkëshortes së tij.

LEXO EDHE: 35-vjeçari mbante mbyllur në banesë gruan, vajzën e mitur dhe nënën

Ai kishte instaluar kamera në çdo cep të shtëpisë madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet, duke monitoruar kështu nënën, gruan dhe vajzën e tij gjatë gjithë kohës. Më herët u bë me dije se ai kishte montuar dhe bllokues valësh që në momentin që ai ndodhej jashtë banesës nëna, bashkëshortja dhe vajza mos të kishin mundësi komunikimi me asnjë person.

SHIKO VIDEON KETU

Ndër të tjera u raportua se bashkëshortja e Zhabolit kishte tentuar vetëvrasje. Efektivët e policisë gjatë kontrollit në banesë gjetën dy letra që gruaja i kishte shkruar për familjarët e saj, ku iu linte lamtumirën dhe i kërkonte falje.

Kamerat te banesa Kamerat te banesa

Ndërkohë, 35-vjeçari gjatë dëshmisë së dhënë para forcave të policisë ka thënë se të gjitha këto veprime i ka bërë në mënyrë për të mbrojtur, nënën, vajzën e tij dhe bashkëshorten.

“E kam bërë për ti mbrojtur”, mësohet të ketë thënë i riu. Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se do të jetë ekspertiza ajo që do të përcaktojë gjëndjen mendore të Jetnor Zhabolit.

Ne foto: Jetnor Zhaboli Ne foto: Jetnor Zhaboli

Fillimisht, policia kishte marrë informacione dhe kishte indicie se i riu mbante familjarët të mbyllur. Pasi efektivët kishin shkuar në banesë, kanë konstatuar se dera kryesore ishte e mbyllur. Ata më pas kanë njoftuar e shoqëruar Zhabolin i cili ka hapur derën e banesës.

LEXO EDHE: Detaje/ Ekonomisti në Tiranë u kishte vendosur kamera familjareve dhe në tualet

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese