Hapësire reklamuese

Aktualitet

I përfshirë në vrasjen e Kastriot Reçit? Ish-efektivit të RENEA-s që u kap me snajper i merret ADN-ja

Shkruar nga Newsbomb
I përfshirë në vrasjen e Kastriot Reçit? Ish-efektivit

Gjykata e Lezhës pranoi kërkesën e prokurorisë për të marrë kampionet e ADN-së së ish-efektivit të RENEA-s, Remal Rada dhe mikut të tij Elton Hithi.

Mësohet se Radës dhe Hidhit u janë marrë mostrat e ADN-së ditën e sotme. Organi i akuzës ka kërkuar krahasimin e ADN-së së gjetur në snajperin që u përdor për ekzekutimin e Kastriot Reçit në 7 janar 2020. Prokuroria e Lezhës dyshon se Rada e Hithi mund të kenë informacion për vrasjen.

Kujtojmë se disa ditë më parë shtetasit Remal Rada, 39 vjeç dhe Elton Hithi, 28 vjeç u arrestuan gjatë operacionit policor të koduar “Double strike”, ku iu gjet një çantë e mbushur me armë luftarake.

39 vjeçari Rada, fillimisht ka pretenduar para ish-kolegëve të tij se personi që u kishte dhënë çantën, u kishte thënë se kishte rroba sportive, duke mos dhënë më shumë detaje.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe shoku i tij, 28-vjeçari nga Laknasi Elton Hithi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll