Altin Arapi, një shqiptar i përfshirë në vrasje në Itali disa vite më parë, është arrestuar nga karabinierët si një person me rrezikshmëri të lartë. 41 vjeçari me origjinë nga Shqipëria kishte hyrë ilegalisht në vendin fqinj shkruan newsbomb.al.
Arapi është arrestuar në rajonin e Courgne në Itali.
Shqiptari ishte dëbuar vitin e kaluar nga autoritetet pasi ishte i përfshirë në disa ngjarje. Në vitin 2014 Altin Arapi ka vrarë një shtetas senegalez në Torino dhe një vit më parë është dërguar në Shqipëri. Aktualisht ai pritet të lihet në arrest shtëpie.