Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

I përfshirë në grupin kriminal të drogës në Itali, kush është shqiptari i arrestuar në Fier (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
I përfshirë në grupin kriminal të drogës në Itali,

Detaje të reja mësohen nga operacioni kundër trafikut të drogës në Milano.

Burime për media bëjnë me dije se është arrestuar në Fier Rosman Sulo, i cili ishte bashkëpuntor me grupin kriminal dhe kjo është zbuluar me anë të përgjimeve.

Mësohet se Sulo siguronte drogën në Shqipëri dhe më pas organizonte të tjerët për ta transportuar drejt Italisë. Rosman Sulo është i vetmi i arrestuar në Shqipëri, ndërsa një tjetër shqiptar u arrestua në Itali.

Kujtojmë që autoritetet policore italiane të qytetit të Milanos, në bashkëpunim me Departamentitn e Antimafias së Milanos, kanë ekzekutar mëngjesin e sotëm një megaoperacion për shkatërrimin e dy grupeve kriminale.

Grupi kriminal ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë, të cilët transportonin drogë nga Shqipëria në Itali, teksa me bashkpunimin e policisë shqiptare është bërë e mundur edhe arrestimi i Sulos.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll