Hapësire reklamuese

Aktualitet

I PENDUAR/ Piloti Italian: Një miku im në Itali kishte takuar një shqiptar, më folën për PLANIN dhe unë pranova

Shkruar nga Newsbomb

Krejtësisht i penduar, piloti Italian i arrestuar për avionin që u gjet dje në Ishëm dhe më pas u la i lirë nga Prokuroria, rrëfen paktin me trafikantët shqiptarë.

Sipas gazetës ‘’Panorama’’ Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka sekuestruar pasaportën Guido Andrea Guidi, 69 vjeç dhe po hetohet për “shkelje të rregullave të fluturimit ndërkombëtar” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa me urdhër të Prokurorisë është vendosur në një vendstrehim sekret në Tiranë ku është marrë në ruajtje 24 orë. Lirimi i tij u bë për shkak të moshës. Pilotit të avionit “Piper” mësohet se i është ofruar mundësia e firmosjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi me Drejtësinë shqiptare në formën e të penduarit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të bëjë marrjen zyrtare në pyetje të pilotit italian, me përkthyes zyrtar, pasi ende në dosje nuk është futur procesverbali me dëshminë e tij. Seanca ishte parashikuar të mbahet pasditen e djeshme, por burime të Prokurorisë nuk konfirmuan mbrëmë nëse piloti italian kishte dhënë e firmosur dëshminë zyrtare në lidhje me “trafikun e drogës”.

Ndërkaq, më 15 shtator 2016, pasi është sjellë nga Durrësi në Tiranë, 69­vjeçari italian ka dhënë dëshminë paraprake për Prokurorinë, në prani edhe të hetuesve të policisë, pa praninë e përkthyesit zyrtar.

Përkthyesi i licencuar dhe zbardhja e dëshmisë me procesverbal të firmosur, janë kusht që dëshmia të marrë vlerën e provës. E gjithë kjo dëshmi paraprake, edhe sipas Prokurorisë nuk ka vlerë ligjore, deri sa të bëhet në prani të avokatit dhe përkthyesit të licencuar, ku të firmosin të gjitha palët. Procedimi për drogën është deri tani në kuadër të dyshimeve, pasi dëshmia e pilotit merr vlerën e një informacioni operativ.

Një telefon që ka dorëzuar piloti mësohet se nuk ka shumë të dhëna, ndërsa ka dyshime se ai ka përdorur për navigim gjatë fluturimit një “telefon të zgjuar”, që nuk është gjetur ende. Dyshimet janë se kur avioni ka ngecur, personat bashkëpunëtorë i kanë marrë telefonin tjetër ku ishin kontaktet e mesazhet e tyre.

Nga burime operative se 69­vjeçari Guido Andrea Guidi mban kontakte prej të paktën dy vitesh me shtetas shqiptarë në hetim për trafik lëndësh narkotike në Itali. Po kështu, zona ku është ulur avioni në Ishëm ndodhet në “hartën e zezë” të SHISH­it për kultivimin e trafikimin e drogës. Në zonën ku është ulur avioni ditën e djeshme, janë gjetur gjurmë të freskëta të gomave të një automjeti fuoristradë dhe një zetori, çka ngre dyshime se plani ka qenë ngarkimi i avionit me kanabis. Po kështu, sipas hetuesve, piloti italian ka dorëzuar vetëm një apparat telefoni celular, ndërsa ka dyshime se telefonin tjetër që ka pasur me vete e ka zhdukur diku në zonën ku ra avioni. Një element tjetër i dyshimtë është edhe fakti se piloti kishte fikur pajisjen lokalizuese të mjetit fluturues, që kur ishte mbi detin Adriatik, duke mbetur kështu jashtë monitorimit të radarëve të Rinasit dhe bazave të tjera ajrore në vend.

DËSHMIA:

“Një miku im në Itali, që ka qenë i dënuar për çështje droge, kishte takuar një shqiptar, edhe ai, mesa dijeni kam, i dënuar për të njëjtën çështje. Ata më folën për planin që kishin, dhe pranova. Do të paguhesha prej shqiptarit 20 mijë euro për një rrugë, në të cilën do të kaloja në Itali 200 kilogramë kanabis.

Jam nisur nga Bari herët në mëngjes, pasi kam ngritur avionin nga një pistë private. Kam fluturuar me pajisjet e lokalizimit të fikura, duke ndjekur vetëm koordinatat e vendit të mbërritjes, që më ishin dhënë nga italiani që më prezantoi me personin nga vendi juaj. Nuk kam njoftuar Kullën e Kontrollit Ajror, as nga vendi i nisjes dhe as në vendin e mbërritjes në Shqipëri, duke mbajtur transponderin të fikur gjithë kohës. Kam fluturuar me qëllim mbërritjen në koordinatat e vendit që I kishte dhënë shqiptari në Milano, i shoqëruar edhe nga një italian. Vend mbërritjeje ishte pista e përshtatur në zonën e Ishmit. Duhej të ulesha dhe të ngrihesha nga ajo zonë për të parë mundësinë e manovrueshmërisë me avionin për fluturimin tjetër në fund të muajit.

Pasi kam mbërritur në koordinatat e zonës që më ishte dhënë, kam kryer disa lëvizje për të parë zonën nga ajri. Më pas avioni ka bërë uljen normalisht, rreth orës 08:00, më 15 shtator. Rreth 40 minuta pas uljes, kam kryer kthimin dhe kam nisur manovrën e ngritjes, por për shkak të terrenit, në fund të pistës, avioni nuk arriti të ngrihet. Mesa kuptova, avioni ka pasur dëmtim në njërën nga rrotat e më pas është anuar, duke dëmtuar krahun. Si pasojë e hovit që kishte marrë mjeti në manovrën e ngritjes, kam dale nga pista 10­15 metra dhe kam ngecur në tokë dhe në bimësi, ku edhe kam zbritur menjëherë nga avioni dhe kam parë se dëmtimet ishin të tilla, saqë nuk mund të fluturoja.

Nuk ka pasur persona që më prisnin në pistën ku bëra uljen ditën e djeshme, më 15 shtator, të paktën në dijeninë time nuk ka qenë kush aty. Kam pranuar të kryej këtë aktivitet për shkak të problem ekonomike në Itali.

Më thanë se për çdo rrugë që do të kryeja, pagesa do të ishte 20­30 mijë euro, në varësi të sasisë së drogës që do transportoja. Çmimi për të cilin bëmë një ujdi ishte 1 mijë euro për 10 kilogramë kanabis.’’

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.