Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

I pastër në të treja kriteret, vettingu konfirmon në detyrë gjyqtarin e Lezhës Ilir Përderda

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli sot vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjykates se Lezhës, Ilir Përderda.

Ndërkohë, u dërguan për inspektim në institucionin e Inspektorit të Larte të Drejtësisë dy çështje të shqyrtuara prej tij në Gjykatën e Lezhës, një civile dhe tjetra për vendimin penal për ndryshimin e masës së sigurisë një zyrtari të atrestuar për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

albsig

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të mërkurën, Komisioni nuk evidentoi probleme për kriterin e pasurisë dhe për pastërtinë e figurës. Kur u pyet në seancë lidhur me lehtësimin e masës së sigurisë së P.B., gjyqtari Përdeda deklaroi se kishte vendosur lehtësimin e masës së sigurisë bazuar në prova.

Trupi gjykues që kreu rivlerësimin e gjyqtarit Përdeda kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Genta Tafa Bungon, shkruan Birn.

Ilir Përdeda e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Ai ka punuar si gjyqtar dhe kryetar gjykate në Mirditë dhe prej vitit 2008 e ushtron funksionin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Aktualisht, Përdeda është kandidat për t’u promovuar si gjyqtar Apeli në një prej garave të hapura nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img