Hapësire reklamuese

Social Bomb

“I parruar dhe gjysmë i shtrirë”, Alizoti: Rama ka tiparet e një njeriu të dalë mendsh

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama / Tomorr Alizoti

Anëtari i kryesisë së PD-së Tomorr Alizoti kritikon kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si komunikon me publikun.

Teksa intervista e tij është ndërprerë në “AbcNews” nga transmetimi “live” i Ramës në Facebook, Alizoti më pas ka komentuar sjelljen e kryeministrit.

“Po ta shikoni mirë ai ka tiparet e një njeriu të dalë mendsh, është një narcist. Ai thotë jeni me fat që më keni mua. Po ta lavdërosh nuk të cënon. As Mao, Lenini nuk të cënonin po t’i lavdëroje. Ai del në një vend i cili është status kandidat, dhe pretendon, në një demokraci mbi 2000 vjeçare, i parruar, gjysëm i shtrirë. Fatkeqësia jonë është që Roma e lashtë, kur u çmend perandori, nuk e vranë por e degdisën, ky po na degdis neve. Detyra e opozitës sot, nuk duhet të fitojë nesër tendera, por të ndërtojë institucione”, tha ndër të tjera Alizoti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll