Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
28 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I pari themelues i PD që thyen heshtjen “vrastare” për Berishën: Historia duhet të hedhë në kosh kastën e kalbur politike që kanë abuzuar me pushtetin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zenel Hoxha, një nga themeluesit e Partisë Demokratike ka reaguar sot lidhur me lajmin e bujshëm që u njoftua dje nga Sekretari amerikan e Shtetit, Antony Blinken; Berisha dhe familja e tij shpallen “non-grata”.

Hoxha thotë se një erë e re ppo fryn, një kohë dhe një këmbanë e cila plajmëron për një të ardhme tjetër.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Hoxha thotë se tashmë ka ardhur momenti që historia dhe drejtësia të hedhin në kosh politikanët e vjetër dhe të korruptuar, që në shumë vite abuzuan si pa të keq me pushtetin që iu dha vetë populli shqiptar.

Shënimi i plotë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten jo vetëm aleati strategjik i Shqipërisë, por edhe miku dhe mbështetësi historik i çështjes shqiptare. Vendosmëria e SHBA për të ecur krah për krah me Shqipërinë në Ballkan është e sprovuar tashmë. Më shumë se kurrë është e domosdoshme që të kemi koherencën e nevojshme për ta parë me largpamësi këtë fakt.

Pavarësisht se si shkon më tej situata, tronditja që erdhi sot nga përtej Atlantikut është një këmbanë. Një këmbanë që nuk zhbën historinë e shkuar, por që paralajmëron se koha e së ardhmes ka ardhur. Kjo kohë llogaridhënieje, thyerjeje e paprekshmërisë dhe barazie përpara ligjit duhet të bëhet kredoja jonë e re. Kjo kohë duhet të shërbejë për të tejkaluar të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, demokracinë në zhvillim të vendit, pasuritë tona kombëtare dhe, mbi të gjitha, me aspiratat tona kombëtare.

Qofshin ata në të shkuarën, por mbi të gjitha në të tashmen tonë, kur sindroma e grabitjes të së mirës publike është më e theksuar se kurrë. Drejtësia është e verbër dhe prandaj ajo duhet të mbetet jo-diskriminuese ndaj veprave korruptive dhe cënimeve të rënda të besimit të votuesve. Përtej drejtësisë, është momenti për të parë drejt e në sy dhe të ardhmen e politikës në Shqipëri. Është momenti që historia, nëpërmjet nesh, të hedhë në kosh të gjithë këtë kastë politike të kalbur. Në Shqipëri, era e re fryn gjithmonë nga përtej Atlantikut.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img