Hapësire reklamuese

Politikë

I pari që vizitoi Shqipëri, mbërritja e sekretarit amerikan të shtetit restaurohet në formatin 4K

Shkruar nga Newsbomb
I pari që vizitoi Shqipëri, mbërritja e sekretarit amerikan

Është restauruar në formatin 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i filmit mbërritja e sekretarit amerikan të shtetit, James Baker, në Shqipëri më 22 qershor 1991.

Lajmin e bën me dije ministri për Ekonominë Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja. AI ka ndarë një moment nga mbërritja e Baker në Shqipëri, teksa shkruan se restaurimi ndihmon në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë.

Mbërritja e Baker në Shqipëri ishte një moment historik pasi ishte sekretari i parëamerikan që vinte në vendin tonë, dhe vizita u shndërrua në një moment shpresëdhënës për një ndryshim të madh pas diktaturës komuniste 50-vjeçare.

“Mbërritja e sekretarit amerikan të shtetit, James Baker, në Shqipëri më 22 qershor 1991 u shndërrua në një moment shpresëdhënës për një ndryshim të madh pas diktaturës komuniste 50-vjeçare.

Kjo vizitë është dokumentuar në film dhe është restauruar me kujdes në rezolucionin 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, duke i dhënë një aspekt të ri dhe një pamje të qartë momenteve historike të asaj periudhe.

Restaurimi ndihmon në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë, duke e bërë atë më të qasshme dhe të kuptueshme për brezat e ardhshëm. ”, shkruan Gonxhja në postimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese