Tragjedi apokaliptike mund të konsiderohen dy tërmetet e rëna në Turqi dhe Siri. Në orën 15.00 numri i të vdekurve kaloi 1900 sipas të dhënave zyrtare nga dy shtetet. Në Turqi numri ka shkuar në 1,121 persona të vdekur.
Kjo e çon numrin në mbi 1900 sipas BBC pasi shifrat më të fundit të dhëna nga Siria janë dhënë 783 persona të konfirmuar të vdekur.
Numri pritet të rritet akoma ndërkohë që vazhdojnë ekipet e kërkim shpëtimit për të gjetur të mbijetuar. Eshtë e paqartë sesa njerëz kanë vdekur nga tërmeti i dytë.
Epiqendra e tërmetit të parë, me fuqi 7.8 ballë, ishte afër qytetit të Gaziantep, ndërsa ai i të dytit, me magnitudë 7.5, ishte rreth 80 milje në veri, në provincën Kahramanmaras.
Melisa Salman, e cila është e vendosur në Kahramanmaras, tha se të jetuarit në një zonë tërmeti do të thotë se ajo ishte mësuar të “tronditej”, por që sot ishte “hera e parë që ne kemi përjetuar ndonjëherë diçka të tillë”.