Pas një shkëputje 2-vjeçare nga skena këngëtarja e njohur Vesa Luma i është rikthyer muzikës.
Por edhe gjatë mungesës së saj Vesa ka qenë gjithmonë aktive në rrjetet sociale.
Ndërkohë që pritet të publikojë një këngë të re, një ndjekës në Instagram i ka ofruar t’i blejë klikime në youtube kundrejt parave.
Mirëpo duket se këngëtarja nuk e ka pritur mirë këtë ofertë, pasi ka publikuar mesazhet në Instastory.
‘Ndodh edhe kjo, veç 800 dollar.. E kush mu frymëzu mas këtij mesazhi’, ka shkruar Vesa.