Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

I ofron para punonjësit të policisë rrugore për të shmangur gjobën, arrestohet serbi (Emri)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia rrugore ka goditur një rast të mitdhënies dhe ka vënë në pranga një 56-vjeçar i cili ka tentuar t’i japë para punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin:

-Sllaviolub Knezhgjeviç, 56 vjeç banues në Beograd, Serbi.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi: Në datë 01.03.2017, në aksin rrugor Koplik-Bajzë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip VOLVO (kamion) me targa BG607LC, i ka ofruar 5 Euro punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t’i shmangej masës administrative pasi po qarkullonte me të meta teknike.

Nga Seksioni Kundër Korrupsionit në D.V.P-Shkodër, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Materialet proceduriale do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img