Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

I ofroi Nuredin Dumanit 120.000 euro t’i vriste gruan, Gjykata e Tiranës i lë në kujdestari fëmijët avokatit Alban Bengasi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Blerta Bengasi është gruaja e avokatit Alban Bengasi, i cili sipas rrëfimit të Nuredin Dumanit e kishte paguar këtë të fundit që ta rrihte. Fillimisht i ka kërkuar t’i thyente ndonjë këmbë ose dorë e më pas ta vriste.

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë përputhet dhe me dhunimin e Blerta Bengasit. Ish-gruaja e avokatit ka denoncuar në Polici se në ditët e para të janarit 2020 është dhunuar me grushta nga një person në “Rrugën e Elbasanit”.

albsig

spring

Edhe në dëshminë e tij, Nuredin Dumani thotë se në fillim të vitit 2020 avokati Alban Bengasi, ish-burri i Blerta Bengasit, i ka paguar që ta rrihnin. Siç shihet dhe nga pamjet gruaja ka përfunduar në spital sepse është rrahur nga persona të paidentifikuar.

Nëna e dy djemve prej më shumë se dy vitesh endet dyerve të gjykatave për të marrë kujdestarinë e fëmijëve. Pas 19 vitesh martesë, Blerta Bengasi dhe bashkëshorti Alban Bengasi, u divorcuan pas mosmarrëveshjeve dhe dhunës fizike.

Në emisionin investigativ “Stop” është trajtuar rasti i nënës që kërkonte kujdestarinë e fëmijëve. Gjyqtarja Irena Plaku vendosi që kujdestaria e fëmijëve t’i kalonte të atit, edhe pse ky i fundit ishte denoncuar për dhunë nga ish-gruaja.

Një vendim skandaloz që rrëfimet e Nuredin Dumanit e përforcuan më shumë. I penduari i drejtësisë ka thënë se avokati Alban Bengasi “pinte shumë mall, kokainë”. Madje, ofroi dhe 120.000 euro për ta vrarë ish-gruan.

Avoakti i shpallur në kërkim nga SPAK, jo vetëm që kishte kujdestarinë e fëmijëve edhe pse sipas dëshmisë dhe provave të ish-gruas ishte i dhunshëm, por as nuk e lejonte Blerta Bengasin të takonte dy djemtë. *Shikoni rrëfimin e plotë të saj, dy vite më parë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img