Hapësire reklamuese

Politikë

I nxorri foton me mikrofon Grida Dumës, Spiropali mbron Ramën: S’ishte seksiste, ne kemi kohë që dëgjojmë gjuhën e tyre denigruese dhe bullizuese

Shkruar nga Newsbomb
Fotomontazh

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali komentoi akuzat ndaj kryeministrit Rama për ish-deputeten demokrate, Grida Duma.

Spiropali është shprehur se fotoja me të cilën Rama i’u referua Dumës, nuk ishte seksiste dhe se PS ka qenë një forcë politike që i ka promovuar gratë në nivelet më të larta.

Sipas Spiropalit, gratë kanë qenë viktima të vazhdueshme në parlament, ku përmendi rastin e ‘denigrimit’ të saj nga presidenti Ilir Meta dhe sipas saj nuk pati asnjë reagim.

“Ne nuk bëjmë kurrë komente seksiste, ne nuk jemi marrë kurrë me kundërshtarët dhe familjet e tyre, ne nuk e përdorim gjuhën e dhunës, ne nuk e përdorim denigrimin e kundërshtarit si mjet, kanë katër vjet që ata e bëjnë nga fillimi në fund. Edhe sot me ministret, me kryeministrin, etj etj. Ishte një karakterizim për kandidatët dhe për performancën e tyre politike. Kaq ishte. Unë nuk jam dakord me denigrimin e asnjë figure politike, dhe aq më shumë gratë. Ne kemi qenë viktima të vazhdueshme. Duke qenë një forcë politike që i ka promovuar gratë në nivelet më të larta, kemi dëgjuar gjuhën e tyre denigruese, bulliste, seksiste, injorante të të gjithë shpurës së tyre, duke filluar nga presidenti Meta që kishte bërë sot një deklaratë hipokrite, ku gjoja mbronte zonjën Duma, ai që me zëdhënësin e tij që është një lehës me pagesë sulmon nga mëngjesi në darkë të gjtha gratë. Më ka sulmuar mua personalisht, ka sulmuar ministren e Drejtësisë dhe ju nuk keni reaguar asnjëherë. Ne jemi kundër çdo llojë denigrimi, nuk ka qenë seksiste ajo. Mund të ishte bërë edhe për një burrë dhe për gjithkënd tjetër:, u shpreh Spiropali për Klan News.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.